Sheik Jassim merr në pronësi Manchester Unitedin, sipas raporteve në Katar

Sheiku i Katarit Jassim bin Hamad al-Thani ka fituar garën për marrjen në pronësi të Manchester United, sipas raportimeve në Katar.
Sipas gazetës Al-Watan, e cila është në pronësi të babait të Sheik Jassim, oferta e Katarit për United ka qenë e suksesshme.
Raporti thotë se pas bisedimeve “të suksesshme” – njoftimi zyrtar do të arrijë së shpejti.
Oferta e fundit e Sheik Jassim për marrjen e 100 përqind të aksioneve në United mendohet të jetë me vlerë rreth 5.8 miliardë euro.
Nëse raporti është i vërtetë, gara e marrjes së klubit më në fund do të përfundojë pas shtatë muajsh oferta, përcjell rtv21.tv.
Sheikh Jassim, një anëtar i familjes në pushtet të shtetit të Gjirit, u dha negociatorëve të United një ultimatum javën e kaluar.
Oferta e tij e fundit prej 5.8 miliardë eurosh është oferta e pestë që ai ka bërë për klubin që nga fillimi i procesit të blerjes. /21Media