Sheila Haxhiraj publikoi projektin “Më e mira”

 
Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka publikuar sonte projektin e ri muzikor të titulluar “Më e mira”.
Kënga është ritmike dhe është punuar me muzikë dhe tekst nga vet këngëtarja.
Për videoklipim është përkujdesur produksioni Koliber Films.
Sheila e cila ishte banore e “Big Brother VIP”, në videoklip shfaqet e afërt me ish banorin tjetër të kësaj shtëpie, Kledi Hysa. Për dyshen po flitet për një lidhje të mundshme, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar./21Media

 

Back to top button