Shembet dheu në rrugën Klinë-Gjakovë, Policia jep detaje për RTV21

Është shembur dheu në rrugën Klinë-Gjakovë, ku shihet se si është shkatërruar rruga dhe se është e pakalueshme.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa bëri të ditur se nuk ka të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova i tha rtv21.tv se rruga vazhdon të jetë e pakalueshme ndërsa kompania është duke i kryer punimet dhe po mundohet që të largojë dheun.

“Policia e Kosovës është informuar për shembjen e dheut në orën 01:00 pas mesnatës. Policia ka dalë në vendngjarje, pra ku është shembur dheu në Volljakë, ku edhe janë duke u kryer punime. Rruga vazhdon të jetë e pakalueshme edhe në momentin që po flasim. Në vendngjarje është edhe kompania që është duke i kryer punimet dhe po mundohemi që të largojmë dheun”, ka thënë Rugova./21Media

Back to top button