Kaloni te përmbajtja kryesore

Shembet ndërtesa, 15 të zhdukur

Ekipet përgjegjëse janë në vendin e ngjarjes

Rreth 15 persona janë zhdukur, pasi një ndërtesë shtatë-katëshe u shemb mbrëmjen e së dielës në periferinë lindore të kryeqytetit kenian Nairobi.

Kryqi i Kuq në Kenia njoftoi në twitter se ekipet përgjegjëse janë në vendin e ngjarjes.

Gazeta Star shkruan se dhjetëra persona janë evakuuar disa momente para shembjes së ndërtesës.

49 persona kishin mbetur të vdekur, pasi një ndërtesë u shemb nga shiu i rrëmbyeshëm në Nairobi në prill të vitit 2017.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button