Shembet ndërtesa me zyrat e mediave pas sulmit izraelit

1 min read

 

Një ndërtesë në Gaza, që strehon zyrat e mediave të Associated Press dhe Al Jazeera, është shembur pasi u godit nga një sulm izraelit.

Ndërtesa ishte evakuuar më parë pasi pronari mori një paralajmërim nga Izraeli para sulmit, thotë agjencia e lajmeve Reuters.

Blloku i kullës përmbante gjithashtu një numër apartamentesh dhe zyra të tjera.

Luftimet më të këqija në Gaza dhe Izrael qysh nga viti 2014, vijnë pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor. Ky lokacion është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë./21Media