Shëndeti mendor në Kosovë, Vera Ora: Si të përmendet, njerëzit po e marrin “s’jam i trent”

Psikiatrja Vera Ora, në emisionin “Bon Bon” në RTV21, foli edhe për situatën me trajtimin e shëndetit mendor në Kosovë.

Ajo tha se ka vënë re se njerëzit hezitojnë të kërkojnë ndihmë.

“Si të përmendet shëndeti mendor, njerëzit po e marrin atë ekstremin ‘s’jam i trent’, mirë jam, s’kam asnjë problem. Nuk e pranojnë, mundohen ndoshta të duken mirë, ndoshta buzëqeshin, por brenda janë të zbrazët, brenda ndihen shumë keq, dhe ajo ndikon që po reflektohet mandej në një mënyrë më kritike,” tha ajo, duke shtuar se pasojat e krejt këtyre vërehen shumë më vonë”, tha ajo./RTV21/21Media

Back to top button