Shenjat që tregojnë se keni infeksion të veshit, ja si ta parandaloni atë

Infeksionet e veshit kanë qenë kryesisht të lidhura me fëmijët, por në realitet ato ende prekin 20% të të rriturve. Kjo është absolutisht normale, pasi të rriturit mund të preken nga bakteret dhe viruset ashtu si fëmijët.
Dhe duket se njerëzit me sistem të dobët imunitar dhe inflamacion të veshit janë ata që duhet të jenë shumë më të kujdesshëm.
Përfundimi është se infeksionet e veshit janë shumë të pakëndshme dhe ju duhet të jeni në gjendje t’i njihni ato menjëherë në mënyrë që t’i trajtoni shpejt, shkruan Bright Side, përcjell rtv21.tv
Më poshtë, ju sjellim disa nga simptomat e një infeksioni të veshit dhe mënyrat se si mund t’i parandaloni ato.
Po ashtu, për çdo problem mjekësor duhet të flisni gjithmonë me mjekun tuaj për të gjetur një zgjidhje.
Kruarje
6 shenja që tregojnë se keni një infeksion të veshit dhe si ta parandaloni atë

Mund të fillojë me kruajtje të lehtë në kanalin e brendshëm të veshit tuaj dhe mund të bëhet më i rëndë pasi infeksioni mbetet i patrajtuar.
Skuqje në pjesën e brendshme dhe të jashtme të veshit
6 shenja që tregojnë se keni një infeksion të veshit dhe si ta parandaloni atë
Mund të fillojë me një skuqje të lehtë në kanalin e brendshëm të veshit. Por, nëse përparon, skuqja mund të bëhet më e dukshme jo vetëm në brendësi, por edhe në pjesën e jashtme të veshit.
Siklet ose dhimbje
6 shenja që tregojnë se keni një infeksion të veshit dhe si ta parandaloni atë

Në fillim, mund të ndieni një dhimbje të përgjithshme në vesh – veçanërisht pas tërheqjes së llapës së veshit ose shtyrjes së tragusit të veshit. Pas një kohe, mund të filloni të ndiheni sikur veshi juaj është plot me diçka. Në rastet më të rënda, dhimbja kalon në fytyrën, qafën ose në anën e kokës.
Kullimi i lëngut pa erë
6 Signs You Have an Ear Infection And How to Prevent It

Ashtu si me simptomat e tjera, lëngu pa erë mund të jetë shumë pak në fillim, por ndërsa infeksioni vazhdon të rritet, ai mund të fillojë të bëhet i tepërt.
Nyjet limfatike të fryra të qafës 
6 Signs You Have an Ear Infection And How to Prevent It
Nëse infeksioni lihet i patrajtuar, mund të bëjë që nyjet limfatike të fryhen dukshëm. Kjo mund t’ju bëjë të keni temperaturë, pasi i gjithë kanali i veshit është i bllokuar plotësisht.

SI TA PARANDALONI?
Mos përdorni shtupë pambuku apo objekte të huaja
6 shenja që tregojnë se keni një infeksion të veshit dhe si ta parandaloni atë
Tamponët e pambukut mund të jenë në gjendje të pastrojnë muret e veshëve tuaj, por ato gjithashtu e shtyjnë dyllin e veshit edhe më thellë. Nëse vëreni se përdorimi i tyre ju shkakton shqetësim, duhet të ndaloni përdorimin e tyre. Gjithashtu, mund të shmangni përdorimin e objekteve të huaja, si çelësat, shiritat e flokëve për të gërvishtur veshët. Ata gjithashtu mund ta shtyjnë dyllin e veshit më thellë, të irritojnë lëkurën dhe madje ta thyejnë atë.
Mbani veshët tuaj të thatë duke përdorur një tharëse flokësh
6 shenja që tregojnë se keni një infeksion të veshit dhe si ta parandaloni atë
Pasi të keni dalë nga uji, sigurohuni që t’i thani sa më shumë veshët duke i anuar dhe pastruar me një peshqir. Duke  e përkulur kokën dhe duke tërhequr llapën e veshit në drejtime të ndryshme, do të ndihmoni që uji të largohet i sigurt nga veshët tuaj. Nëse ende ndiheni sikur ka ujë në veshin tuaj pasi të keni mbërritur në shtëpi, mund të përdorni një tharëse flokësh për t’i tharë ata. Sigurohuni që ta vendosni në shpejtësi dhe nxehtësi të ulët./21Media
Back to top button