Shënohet 27 vjetori i LDK-së në Deçan
Mustafaj flet edhe për bashkëpunimin me SHBA-në dhe BE-në
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan, shënoi 27-vjetorin e themelimit, ku ishte i pranishëm kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa.
Të pranishmëve, fillimisht iu drejtua kryetari i Degës, Jeton Mushkolaj, i cili ndër të tjera foli për punën dhe veprimtarinë e Degës së LDK-së në Deçan, duke kujtuar dhe falënderuar veprimtarët dhe themeluesit për kontributin e tyre.
Kurse, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, foli për veprimtarët dhe themeluesit në rrugëtimin e tyre në Degën e Deçanit.
“Duke trashëguar një histori shumë domethënëse, ne tani po e ndërtojmë vendin mbi bazën e sfidave me të cilat po ballafaqohemi dhe mbi bazën e orientimeve që i kemi si LDK”, tha kryetari Mustafa, duke shtuar se LDK-ja po bënë çdo gjë që t’i hap perspektivë vendit, që të jap shembullin e mirë të respektimi të ligjit dhe të qeverisjes në shërbim të interesave të qytetarëve.
Po ashtu, kryetari Mustafa, e veçoi nevojën e bashkëpunimit dhe ruajtjen e partneritetit strategjik me SHBA-të, shtetet e BE-së dhe të gjithë miqtë ndërkombëtarë, duke mos i rrezikuar raportet e mira me ta../21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?