Shënohet një rast pozitiv me variantin Delta, izolohet Zelanda e Re

Autoritetët në Zelandën e Re kanë konfirmuar se janë izoluar pasi një burrë rezultoi pozitiv dhe besohet se është i infektuar me variantin Delta.
Rasti u lajmërua në Auckland, e që i njëjti do të hyjë në karantinë njëjavore, ndërkohë që i gjithë vendi do të izolohet për tre ditë.
Gjithashtu, vetëm 20% e popullsisë në Zelandën e Re janë vaksinuar.
Coromandel, një tjetër qytet të cilin i infektuari e ka vizituar, veçse ka hyrë në karantinë për shtatë ditë.
Pacienti është 58 vjeçar dhe besohet se është infektuar që nga e enjta e kaluar.
Zelanda e Re ka treguar sukses në menaxhimin e virusit Covid-19 vitin e kaluar, por sa i përket vaksinimit, zyrtarë të lartë të shtetit kanë potencuar se procesi po shkon shumë ngadalë./21Media

Back to top button