Shënohet viktima e dytë e zjarreve në Shqipëri

Sot është konfirmuar viktima e dytë e zjarreve në Shqipëri.
Ka vdekur dhe bashkëshortja e Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën më 3 gusht kur flakët vërshuan në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër.
Tatiana Haxhiaj, 57 vjeçe, kishte djegie mbi 75% të trupit. Ajo ka vdekur në spital, ku ndodhej prej asaj dite.
Çifti kishte 2 fëmijë, njërin me studime në Tiranë, e tjetrin që jetonte me ta në fshat./21Media

Back to top button