Shënohet viktima e dytë në plazhin e Durrësit

Regjistrohet viktima e dytë në bregdetin e Durrësit. Policia bën të ditur se dyshohet se viktima është mbytur duke u larë në det.
Sipas policisë, viktima është 23 vjeçar dhe ësht nga Tirana.
Ngjarja ndodhi në plazhin e Gjirit të Lalëzit rreth orës 14:40.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes.
Gjithashtu, sot rreth orës 16:30, një i moshuar u mbyt duke u larë në plazhin e Sektor Rinia./oranews/

Back to top button