Shënohet viktima e parë si pasojë e uraganit në New Orleans

Është shënuar viktima e parë si pasojë e uraganit që goditi New Orleans, e cila u përcoll me erëra të forta, e që u cilësua një ndër stuhitë më të forta që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikes.

“Ida”, e kategorisë katër, goditi këtë vend në po të njëjtën datë që 16 vjet më parë kishte goditur uragani “Kaltrina”.

Mbi një milion shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe dëmet e tjera materiale janë të mëdha.

Në një njoftim lëshuar nga Shtëpia e Bardhë u tha se më shumë se 2.000 punonjës emergjent janë vendosur në zonat e prekura, me vete kanë ushqim dhe ujë. Po ashtu,  autoritetet lokale, Kryqi i Kuq dhe organizata të tjera kanë përgatitur dhjetëra strehimore me vend për të paktën 16,000 njerëz./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button