Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit njofton se është gjetur personi i zhdukur në Rahovec

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se është gjetur personi i zhdukur në Rahovec.
SHKKSH ka falënderuar vullnetarët, institucionet dhe qytetarët që kanë kontribuar dhe ndihmuar në këtë operacion kërkimi.
Njoftimi:
Pas angazhimit dhe kërkimeve intensive, nga ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në bashkpunim me Forcen e Siguris së Kosovës dhe Poicin e Kosovës është gjetur personi i zhdukur Z. Alush Kastrati.
Falënderojmë të gjithë vullnetarët, institucionet dhe qytetarët që kontribuan dhe ndihmuan gjatë këtij operacioni kërkimi. Bashkëpunimi dhe solidariteti juaj ishin shumë të rëndësishëm në këtë mision.
Për gjendjen e tij shëndetësore do t’ju informojmë në vazhdim. 🙏