Shfaqja “Andorra” fitoi çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove – Skupi Fest 2022

Shfaqja e Teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren, “Andorra” e autorit Maks Frish, me regji të Kushtrim Bekteshit mbrëmë e fitoi çmimin kryesor (shfaqja më e mirë) në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove – Skupi Fest 2022.
“Historia që tregon paragjykimin, urrejtjen, krimin e gjenocidin, është një shfaqje që ka lënë mbresa tek publiku prizrenas dhe jo vetëm. Ngjarja e kësaj tragjedie është vendosur në një vend fiktiv me emrin Andorra, në të cilin jeton një djalosh i ri hebre me emrin Andri, i cili në vigjilje të ardhjes së nacizimit ballafaqohet me paragjykimin dhe diskriminimin nga vendasit e Andorrës për shkak të përkatësisë së tij etnike..”, është përshkruar shfaqja.
Në shfaqje luajnë: Bujar Ahmeti, Hajat Toçilla, Xhevdet Doda, Liridona Shehu, Rifat Smani, Alban Krasniqi, Fetah Paçarizi, Afrim Muçaj, Alban Çela, Alban Morina, Beslidhje Bytyçi, Labeat Bytyçi, Albrim Kryeziu, Elton Tahiri, Andi Hoxha, Blerim Gashi, Mahir Musliu, Murat Javori, Hysin Pllava.
Festivali Ndërkombëtar i Teatrove – Skupi Fest 2022 e mbylli edicionin e 16-të, i cili filloi nga datë 9 shtator dhe u mbyll më 14 shator 2022./21Media

Back to top button