Shfaqja ”a,y.l.a.n” fituese e çmimit kryesor në Poloni
Shfaqja ”a,y.l.a.n”, e Teatrit të Gjilanit ka marrë çmimin kryesor në festivalin ndërkombëtar ”Kontrapunkt” në Szczecin të Polonisë.
Në lidhje me këtë rast, ish- kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është shprehur jashtëzakonisht i lumtur.
Haziri ka shtuar se në tetë vitet e fundit kanë punuar shumë me menaxhmentin e Teatrit dhe institucionet qendrore për zgjidhjen e përhershme të pagave të ansamblit, në vitin 2022.
”Shumë i lumtur kur i sheh këto rezultate dhe më këtë rast e uroj menaxhmentin në krye me Erson Zymberin dhe të gjithë aktorët e aktoret e shfaqjes fituese. Nuk e kam thënë rastësisht që në tri vitet e fundit Teatri i qytetit ka qenë dhe mbetet institucioni më i suksesshëm në nivel lokal”, ka shkruar Haziri./21Media