Shfrytëzimi i buxhetit të shtetit për ndihma, pengesë për zhvillim ekonomik

Njohës të çështjeve të ekonomisë e kanë cilësuar vendimin e Qeverisë për ndarjen e shtesave për pensionistë dhe fëmijë si një veprim për fushatë zgjedhore. Sipas tyre Qeveria do të duhej përveç shtesave të fundvitit të përfshinte në mandatin e saj edhe investimet kapitale përmes së cilave, sipas tyre, do të përfitonte ekonomia e vendit. Ndërkohë, qytetarët thonë se me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve esenciale, shtesa prej 100 eurove për të gjithë fëmijët dhe pensionistët është e mirëseardhur.
Kurti përzgjodhi fundjavën e kaluar për të shpallur një vendim që do të gëzonte fëimijët dhe sic tha do të ndiohmonte edhe pensionistët. Vendimi përfshiu ndarjen e 100 eurove për të gjithë fëmijët nga mosha 0 deri 16 vjeç dhe të gjithë pensionistët. Dikush e cilësoi si fushatë parazgjedhore por një numër i qytetarëve thanë se ndihmat e këtilla janë të mirëpritur. Sipas tyre bazuar me çmimet e larta të produkteve dhe pagat e ulëta që marrin shtesa prej 100 eurove vendimi ishte e duhur. Megjithatë, sipas tyre, ndihmë më adekuate do të ishte rritja e përhershme e pagave dhe pensioneve.
“Po ma mirë do ishte të rriteshin pensionet pagat po kjo ndoshta është mundësia”, tha një qytetar.
“Vendim i duhur”, tha një qytetar tjetër.
“Ato parat janë tonat veç na i ka kthy”, tha një qytetar për rtv21.
Kryeministri Kurti tha se vendimi për ndarjen e shtesave erdhi fal performancës së shkëlqyer ekonomike dhe siç u tha “të mirën po e ndajmë me qytetarët”. Por, ndryshe thotë kryetari i AKB-së, Agim Shahini. Sipas tij performanca ekonomike matet me projektet e përfunduara. Ai tha se ndihmat për shtresat sociale do duhej të shoqëroheshin me investime kapitale, në mënyrë që të gjithë qytetarët të përfitojnë nga të mirat që po promovon qeveria.
“Në kohën kur kemi më së paku investime kapitale ndihmat dhe shtesat janë të gabuara, shpenzimet e planifikuara për investime kapitale po i shpërndajnë si ndihma”, tha Shahini për rtv21.
Për mungesë të politikave zhvillimore ekonomike flet edhe njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj. Ai thotë se në vend të ndihmave qeveria do duhej të fokusohej në hapje të vendeve të punës dhe rritje të pagave.
“Qytetarët jetojnë edhe mas janarit, apo mas 1 jave edhe 1000 mijë euro me i nda ato para hargjohen dhe nuk janë në të mirën afatgjatë”, tha Mustafë Kadriaj, profesor i ekonomisë.
Agjencia e statistikave ndërkohë ka folur për një rritje të çmimeve të produkteve për 0.7% në vitin 2024 krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa inflacioni mujor ishte 0.2%, rritja më e madhe sipas Agjencisë është vërejtur tek çmimi i energjisë elektrike prej 5.9%./RTV21/21Media