Shi e breshër, Zvicra goditet nga stuhitë e forta

Në gjithë Zvicrën aktualisht është raportuar për mot të ndryshueshëm.
Stuhi më të forta u regjistruan në Oberland të Cyrihut dhe pjesë të Zvicrës lindore.
Transporti publik është i kufizuar në qytetin e Lucernit. Sipas kompanisë së transportit të Lucernit, arsyeja është përmbytja në Verkehrshaus dhe Luzernerhof. Është e paqartë se sa do të zgjasin kufizimet.
Në rajonin e Cyrihut, S15 midis Oberglatt ZH dhe Niederweningen është ndërprerë për shkak të stuhive, raporton Blick.ch
Siç shkruan Meteonews “mbi 4500 rrufe janë regjistruar” deri në orën 15:00 të së hënës.
Stuhi të forta do të vazhdojnë edhe në orët në vijim. Priten reshje të dendura shiu, breshër dhe stuhi.
Për shkak të motit që po mbizotëron sot në Zvicër, edhe të martën do të jetë dukshëm më ftohtë se në javën e kaluar, siç raporton Blick.ch.
Reshjet e shiut do të vazhdojnë deri të enjten, veçanërisht në jug të Zvicrës./21Media

Back to top button