Shilegov: Qeveria me ingerenca teknike nuk ka të drejtë të nënshkruaj marrëveshje

 Sipas Shilegovit, Qeveria e re do të ndërtojë klinikë të re

Pasi që sot ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e qendrës klinike “Nënë Tereza”, menjëherë kanë arritur reagimet nga LSDM, shkruan tv21.tv

Petre Shilegov nga kjo parti thotë se Qeveria me ingerenca teknike nuk ka të drejtë të nënshkruaj marrëveshje pak ditë para se të lëshon pushtetin.

Ai thotë se Todorov dhe VMRO-DPMNE tashmë janë në opozitë dhe se ata klinikën e kanë premtuar që në vitin 2012 dhe se duhej të përfundoj deri tani.

Sipas Shilegovit, Qeveria e re do të ndërtojë klinikë të re e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve./21Media

 

 

Back to top button