Shiste drogë në plazhin e Velipojës, arrestohet 24-vjeçari

Është arrestuar A. Gj 24-vjeçar i cili shiste lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Sipas Policisë lënda narkotike kanabis sativa e ndarë në doza gati për shitje është sekuestruar.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në plazhin e Velipojës, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.