Shitet mesazhi i parë në botë me tekst të shkruar

 
Mesazhi i parë në botë me tekst të shkruar u shit për 107, 000 euro. Ky mesazh, u shit në një ankand në Paris.
Në tekst shkruan “Gëzuar Krishtlindja” dhe ai u dërgua me 3 dhjetor të vitit 1992.
Mesazhin e vendosi në ankand kompania britanike Vodafone.
Inxhinieri Neil Papworth ia kishte dërguar atë nga kompjuteri i tij kolegut Richard Jarvis, të cilin Jarvis e pranoi në telefonin Orbitel.
Një vit më vonë, Nokia prezantoi sistemin e mesazheve në celular.
Teksti u shit si asert dixhital.
Shitja e mallrave të paprekshme është e ndaluar me ligj në Francë, kështu që shtëpia e ankandeve ambalazhoi tekstin në kornizë djigjitale. Aty prezantohet kodi dhe protokoli i komunikimit.
Blerësi i mesazhit ka kërkuar të mbetet anonim, por është bërë e ditur se paratë nga shitja e tij do t’i dhurojë për Agjencinë e Rrefugjatëve të Kombeve të Bashkuara./21Media

Back to top button