Shiti objektin me dokument të falsifikuar, arrestohet shtimjani

Policia ka bërë të ditur se të mërkurën është arrestuar një burrë nga Shtimja pasi që kishte falsifikuar një dokument me të cilin e kishte bërë shitjen e një objekti.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që vite më parë ka falsifikuar një dokument dhe ka arrit të kryej shitjen e një objekti. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është bërë e ditur në raportin e policisë./21Media

Back to top button