Shiti veturën që nuk ishte në pronësinë e tij, arrestohet 52-vjeçari

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi e ka shitur një automjet që nuk ishte në pronësinë e tij.
Ai ishte shpallur në kërkim për mashtrim.
“Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i punës lokalizuese dhe i mbështetjes nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim F. P., 52 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër”, ka njoftuar Policia.
Gjykata e Shkodrës e ka lënë në burg, ndërsa akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.