Shkallët e Arbërisë vishen me ngjyrat e flamurit të BE-së

Shkallët e lagjes Arbëria në Prishtinë janë veshur me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian, me rastin e Ditës së Evropës.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili e ka publikuar një foto nga kjo lagje, ku ka thënë se rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së është i natyrshëm dhe i pashmangshëm dhe se kjo është simbolika e këtij veprimi.

“Rrugëtimi jonë drejt Bashkimit Evropian është i natyrshëm dhe i pashmangshëm. Në Ditën e Evropës, i veshëm shkallët ikonike të Arbërisë me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian si simbol i këtij rrugëtimi”, ka shkruar Rama në “Facebook”./21Media

Back to top button