Shkarkimin e ambasadorëve Hoxhaj e quan skandal

 

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani, për lirim nga detyra të një numri të ambasadorëve.
Në një postim në Facebook Hoxhaj ka thënë se ky veprim përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës dhe e dëmton imazhin e vendit.

“Në 23 misione diplomatike, Republika e Kosovës nuk ka ambasadorë. Kjo përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës. Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me ‘çelës politik’ është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë. Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomaci”, ka shkruar ai.

Dje gjatë ditës nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë bërë të ditur se janë liruar nga pozita të gjithë ambasadorët që janë emëruar politikisht.

Nait Hasani, Gjergj Dedaj, Lirim Grajqevci, Avni Arifi, Amir Ahmeti, Arber Vllahiu, Gzim Kasapolli, Shpend Kallaba, Avni Kastrati dhe Ylber Hysa, janë ambasadorët e shkarkuar nga pozitat e tyre drejtuese./21Media 

Back to top button