Kaloni te përmbajtja kryesore

Shkarkohet Avokatja Shtetërore

Zëvendës ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se është shkarkuar Avokatja Shtetërore I.A., pas pranimit të vendimit të Komisionit Disiplinor të Ministrisë së Drejtësisë.

Sallahu tha se Avokatja Shtetërore ka dëmtuar institucionet publike në vazhdimësi, “duke kryer veprime të paautorizuara”.

Sipas tij, gjatë ushtrimit të funksionit të saj, Avokatja Shtetërore ka vepruar si vijon:

▪ Ka lidhur ujdi për lëndë pa autorizimin dhe njoftimin e personave përgjegjës;

▪ Ka lidhur ujdi për lëndë të avokatëve të tjerë shtetërorë pa i njoftuar as avokatët e as palët;

▪ Nuk ka bërë analiza paraprake për ujditë gjyqësore;

▪ Ka lidhur ujdi në vlerë prej 505.000,00 eurosh pa e njoftuar Avokaturën Shtetërore dhe Departamentin e shpronësimit, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit;

▪ Ka mbrojtur në Gjykatë, Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK) në një rast, në të cilin Gjykata Themelore ka marrë Vendim që ka prodhuar obligime financiare për SHKK, Avokatja në fjalë nuk e ka njoftuar fare institucionin dhe lënda ka përfunduar në përmbarim.

▪ Ka pranuar Vendimin për një rast në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), për të njëjtin nuk e ka njoftuar MPB-në dhe as nuk ka ushtruar ankesë, duke i krijuar MPB-së obligim financiar prej rreth 7 mijë eurosh.

▪ Nuk ka raportuar tek udhëheqësi.

Zëvendësministri tha se veprime të tilla minojnë dhe cenojnë interesin publik dhe janë “të papranueshme”.

“E përshëndes Vendimin e Komisionit dhe pres që raste të tilla të jenë mësim për ata që Institucionin publik të vendit tonë e shohin si mundësi për zhvatje e krijimin e përfitimeve të paligjshme vetjake a të palëve të tjera.   Pandëshkueshmëria ka qenë sëmundja më e përhapur në institucionet publike për shkak të ish pushtetarëve. Nuk duhet e nuk do të jetë më”, përfundoi Sallahu. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button