Shkarkohet Bordi i ndërmarrjes “Trafiku Urban”

Ahmeti: Ky është një lajm fantastik

Komisioni i aksionarëve i ndërmarrjes “Trafiku Urban”, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka marrë  vendim për shkarkimin e bordit të kësaj ndërmarrje.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Ky është një lajm fantastik për Trafikun Urban. Janë shkarkuar ata që mundoheshin me e pengu punën dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes”, ka shkruar Ahmeti, duke bërë të ditur se  Komisioni i aksionarëve i ndërmarrjes “Trafiku Urban”, ka marrë këto vendime, të shkarkohet bordi i ndërmarrjes “Trafiku Urban”, të shfuqizohen të gjitha vendimet e këtij bordi dhe të hapet konkurs për anëtarë të rinj të bordit të ndërmarrjes “Trafiku Urban”./21Media

Back to top button