Shkarkohet Mitko Çavkov

Në vend të Çavkov vjen Llaze Velkovski

Qeveria në seancën e sotme e shkarkoi drejtorin e DSK dhe të BSP dhe në vend të tyre caktoi emra të rinj për të cilët konsideron se janë ekspertë të dëshmuar.

Drejtor i ri i Byrosë për Siguri Publike Publike është Llaze Vellkovski. Nga kjo pozitë u shkarkua drejtori i deritashëm Mitko Çavkov. Drejtor i ri i Drejtorisë për Siguri dhe Kunderzbulim është Goran Nikollovski, shkruan tv21.tv

Gjithashtu, qeveria në seancën e sotme vendosi t’i propozojë kuvendit të RM që ta shkarkojë Marko Zvërlevskin nga funksioni i prokurorit publik të RM.

Është konstatuar se Zvërlevski nuk është i aftë për ta ushtruar funksionin, nuk ka dorëzuar kërkesë për ngritje të procedurës penale për raste të parapara me ligj dhe më këtë e ka dëmtuar imazhin e funksionit./21Media

Back to top button