Shkarkohet U.D Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut

 

Korporata Energjetike e Kosovës informoi se në mbledhjen e sotme të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve është marrë vendim të të lirohet nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Luigj Imeri.

Ndërsa, në pozitën e u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv, Bordi ka emëruar Përparim Kabashin, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.

“Në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve (BPD) të KEK-ut, të mbajtur sot, dt 29.01.2021, në pikën e rendit të ditës për shqyrtimin e pozitave të larta menaxhuese sipas kërkesës së drejtuar nga ish menaxhmenti i KEK-ut, BPD vendosi që të mos merret me shqyrtimin e vendimeve të mëhershme të ish Bordeve, njëherit ka udhëzuar menaxhmentin që të vijojë procedurat gjyqësore në mbrojtje të korporatës deri në vendimin përfundimtar të formës së prerë nga gjykata.”,  u bë e ditur ndër të tjera në komunikatën e KEK-ut./21Media

Back to top button