Shkeli rregullat në trafik, dënohet një qytetar në Gjilan

Me 500 euro gjobë, gjashtë muaj ndalim vozitjeje dhe pesë pikë negative është gjobitur një person i cili ishte duke vozitur 175 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të Policisë Rajonale të Gjilanit.

“Po ashtu gjatë javës së fundit janë shqiptuar edhe njëmbëdhjetë (11) gjoba kundërvajtëse dhe masa e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëmbëdhjetë (11) kundërvajtëse të cilët gjatë patrullimit me veturën me pajisje inteligjente janë hasur duke: tejkalim në vijë të plotë, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar të lëvizjes e kundërvajtje të tjera të parapara me ligjin për rregullat në trafikun rrugor’, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell rtv21.tv.

Tutje, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik

“Uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button