Shkencëtarët zbulojnë galaktikën më të largët deri më sot

Një ekip shkencëtarësh ndërkombëtar i përbërë nga astronom, përfshirë këtu studiues nga Qendra e Astrofizës Harvard & Smithsonian, thonë se kanë vërejtur objektin astronomik më të largët deri më sot, një galaktikë.
E quajtur HD1, galaktika ndodhet larg Tokës rreth 13.5 miliarda vite dritë.
Në revistën “The Astrophysical Journal”, shkencëtarët kanë filluar të japin mendimet e tyre lidhur me atë se çfarë mund të jetë kjo galaktikë.
Ekipi i  shkencëtarëve ka paraqitur dy ide, njëra se HD1 mund të jetë formimi i yjeve në shpejtësi të befasishme, dhe mundësisht strehë e yjeve Population III, që janë yjet e parë të universit, të cilët deri më tani nuk janë vrojtuar. E mendimi tjetër, se HD1 mund të përmbajë një vrimë të zezë supermasive, të madhësisë rreth 100 miliona herë më të madhe se Dielli.
Përgjigja në pyetjet rreth kësaj galaktike është sfiduese, thonë shkencëtarët.
Ata këtë e kanë krahasuar me një anije që ka flamurin në të, dhe vrojtuesit mundohen nga larg që të kuptojnë se e çfarëvendi është ajo.
Sipas tyre, galaktika HD1 është ekstremisht e ndritshme, me rreze ultravjollce. Ajo krijon deri në 100 yje në vit, dhe kjo ia kalon shifrave të cilat shkencëtarët kanë menduar në fillim. Numri i tyre është dhjetë herë më i lartë se yjeve nga galaktikat tjera.
Galaktika HD1u zbulua pas 1,200 orësh vrojtimi me teleskopët: Subaru, VISTA, teleskopin Infra të Kuq Britanik, dhe teleskopin Spitzer Space.
Atë e zbuluan në mes të 700 mijë objekteve të tjera, ka thënë astronomi Yuichi Harikane, nga Universiteti i Tokios.
Ekipi i shkencëtarëve më pas konfirmuan largësinë e galaktikës, ku edhe u dëshmua se ajo është galaktika më e largët e zbuluar deri më sot. Kjo sipas tyre mund të jetë po ashtu galaktika më e vjetër e regjistruar deri më sot.
Shkencëtarët do ta verifikojnë sërish me saktësi largësinë e HD1, e për këtë do të  shfrytëzojnë teleskopin hapësinor James Webb./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=O6-0UOz5dcY

Back to top button