Shkencëtarët zbulojnë virus të ri në lakuriq

“Kiwira” është emri i virusit të ri, të cilin shkencëtarët e zbuluan tek lakuriqët në Tazmani e Republikën Demokratike të Kongos.
Ky lloj virusi sipas tyre bartet nga brejtësit tek njerëzit.
Megjthatë tani për tani nuk ka të dhëna që tregojnë se “Kiwira” paraqet kërcënim të madh për njeriun.
Sipas studiuesve, një grup i virusëve “Kiwira” shkaktojnë simtoma të ngjashme si të gripit, por po ashtu nxisin gjakëderdhje dhe shkatërrojnë veshkat.
Ky studim u publikua në gazetën Viruses. Studiuesit, në krye me Dr.Sabrina Weiss, e cila është përgjegjëse në qendrën për mbrojtje të shëndetit në Berlin, ka shkruar se lakuriqët nga i cili vjen ky virus janë pa bishta dhe gjenden në rajone të mëdha në Afrikë.
Siç dihet, ky lloj lakuriqi jeton në afërsi të vendbanimeve të njerëzve, kështu që duhet të merret në konsideratë përhapja e virusit nga ta tek njeriu. Sipas studimeve të deritanishme, “Kiwira” mund të mbysë një në tre persona të infektuar, megjithagë studiuesit janë duke vazhduar me studime të lakuriqëve pa bishta që të kuptojnë më mirë përbërjen e tyre dhe rrezikun që vjen nga ta./21Media

Back to top button