SHKK suspendon një zyrtar korrektues e inicion procedura ndaj 12 tjerëve

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga detyra një zyrtar korrektues, nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë gaz gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit, ndaj 12 zyrtarëve të tjerë, janë inicuar procedura disiplinore meqë dyshohen se ditë më parë kanë shtënë me armë gjatë një ahengu privat.
Shërbimi Korrektues i Kosovës tutje bën të ditur se lidhur me këtë rast janë në pritje të raportit të Prokurorisë, dhe në përputhje me të, do të ndërmerren masat e nevojshme.
“Për këtë rast,Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar ndaj respektimit të ligjit, ruajtjes së integritetit institucional dhe garantimit të standardeve më të larta profesionale në përmbushje të misionit të saj”, thuhet në njoftim.