Shkodra: Kosova nuk ka pjekuri politike për zgjedhjen e kryeparlamentares

Analistja Magbule Shkodra në emisionin “Click” në RTV21 theksoi se Kosova vazhdon të ketë nevojë për kujdestar politik, pasi mungesa e pjekurisë politike po pengon edhe zgjidhjen e çështjeve më të thjeshta, si zgjedhja e kryeparlamentares.

Ajo përmendi deklaratat e Fatmir Limajt, i cili kërkon zgjidhje për të shmangur ngecjet, por gjithashtu theksoi nevojën për marrëveshje politike për të kaluar këto sfida.

”Ne kemi ende nevojë për kujdestar sepse te ne nuk ka pjekuri politike për tà zgjidhur edhe çështjen më të thjeshtë zgjedhjen e kryeparlamentares. Limaj në vazhdimësi thotë se duhet t’i japim zgjidhje mos të kemi ngerç dhe menjëherë kthehet se duhet të kemi marrëveshje”, tha Shkodra./21Media

Back to top button