Shkodra: Osmani përdori letrën e Trump për të shpëtuar nga kritikat pas konferencës

Analistja Magbule Shkodra, në “Click” në RTV21 ka komentuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese për shkak të përfshirjes së gjyqtarit Radomir Laban.
Shkodra tha se menjëherë pas një paraqitjeje që ajo e cilësoi si “të tmerrshme”, presidentja doli me lajmin për një letër nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas Shkodrës, kjo u përdor si mjet për të devijuar vëmendjen publike dhe për të krijuar përshtypjen se Osmani gëzon përkrahje ndërkombëtare.
“Presidentja, pas asaj konference të tmerrshme që mbajti, vetëm dy orë më vonë doli lajmi se ajo kishte marrë një letër nga Donald Trump. E ftoj publikisht që ta publikojë letrën dhe datën kur e ka pranuar atë. Sepse, pas asaj konference, ajo doli me idenë se ‘mua më do Amerika’,” tha Shkodra.