Shkodra: PDK ka mbajtur një qëndrim korrekt për faktin se asnjëherë nuk refuzoi të shkoj në tavolinë për diskutim

Analistja politike, Magbule Shkodra, në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se PDK ka mbajtur një qëndrim korrekt për faktin që sipas saj kjo parti asnjëherë nuk refuzoi të shkoj në tavolinë për diskutim.
Shkodra shtoi se përderisa ish-opozita po ofron opsione ajo nuk i konsideron fajtorë.
“Unë e kam përkrahur dhe kam menduar që PDK ka mbajtur një qëndrim korrekt për faktin se asnjëherë nuk refuzoi të shkojë në tavolinë, të ulet të diskutojë dhe ta informojë publikun se qfarë ndodhi. Pra në parim kanë qenë duhet të shkosh në tavolinë dhe me rëndësi është substanca gjë që e bëri PDK-ja, do të ofrojë edhe opsione dhe përderisa ish-opozita po ofron opsione nuk i konsideroj fajtorë, sikur VV mos të kishte asnjë kandidat tjetër atëherë do t’i fajësoja ish-opozitën”, tha ajo. /21Media