Shkoi në banesën e ish-bashkëshortit për ta marr vajzën, sulmohet

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj në banesën e këtij të fundit.
Rasti ka ndodhur më 05.07.2022, rreth orës 12:60 në Mitrovicë, por viktima rastin e ka raportuar pas katër ditësh.
Viktima ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortit për të marrë vajzën që e kishte nga bashkëjetesa me të dyshuarin, për ta dërguar te mjeku.
Sipas viktimës, i dyshuari që e kishte maltretuar dhe vajzën e tyre, e kishte mbajt gruan në banesë pa vullnetin e saj.
“I dyshuari nuk është hasur nga policia, në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button