Shkolla “Emin Duraku” del me sqarim pas mesazhit për veturën e dyshimtë që drejtori iu dërgoi prindërve

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Prishtinë ka dalë me reagim pas një situate e cila ditëve të fundit është krijuar në rrjetet sociale.
Disa mesazhe kanë qarkulluar në rrjetet sociale përmes të cilave paralajmërohen prindërit se vetura të dyshimta po sillen në afërsi të shkollave fillore në Prishtinë. Sipas këtyre mesazheve po tentohet ë joshen fëmijët, shkruan portali rtv21.tv
E një paralajmërim i ngjashëm ishe dërguar edhe nga drejtori i shkollës “Emin Duraku” për prindërit i cili iu kishte kërkuar atyre të kenë kujdes nga një veture afër shkollës.
Lidhur më ketë shkolla përmes reagimit ka sqaruar se mesazhi ishte për komunikim të brendshëm, dhe nuk ishte qëllimi që të krijohet panik.
Po ashtu sipas sqarimit nuk ka prova konkrete për veturën e përmendur dhe se njoftimi është keqkuptuar./21Media