Kaloni te përmbajtja kryesore

Shkon në 13-të numri i të vdekurve nga autobusi i rrokullisur

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti në Maqedoni

Shkon në 13-të numri i të vdekurve nga autobusi i rrokullisur. Kështu deklaroi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij 7 kanë vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa 6 persona kanë vdekur në spital.

Tv 21 në Maqedoni raporton se të gjithë udhëtarët janë nxjerrë nga autobusi. Udhëtarët janë dërguar në spitalin “8-shtatori: dhe në urgjencën e Shkupit. Mjekët po luftojnë për jetën e të lënduarve.

Aksidenti ka ndodhur rreth orë 16:30 në autostradën Shkup- Tetovë,  pas afër pikë pagesës së parë në Saraj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button