Kaloni te përmbajtja kryesore

Shkon në 29 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Mbi 1 mijë të plagosur

Deri më tani ka shkuar në 29 numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që goditi të premten mbrëma Turqinë. Ndërsa mbi 1000 janë lënduar.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Autoriteti Turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, përcjell rtv21.tv

Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim, ndërkohë që kërkimet janë duke vazhduar.

Punën për ekipet e shpëtimit po e vështirëson edhe moti i ftohtë. Në mëngjesin e së shtunës, temperatura në vendin ku ndodhi tërmeti ishte -8 gradë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button