Shkon në 34 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Banglladesh

Ka shkuar në 34 numri i të vdekurve si pasojë e një zjarri dhe shpërthimi të madh e një depo magazinimi pranë qytetit të Chittagong, Bangladesh.
Si pasojë e zjarrit edhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nuk dihet shkaku i zjarrit, por mendohet se në disa prej kontejnerëve janë ruajtur lëndë kimike.

Spitalet e zonës janë të mbingarkuar dhe kanë apeluar për dhurim gjaku, shkruan BBC.

Shumë prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje kritike dhe mendohet se numri i të vrarëve mund të rritet.

“Shpërthimi sapo më hodhi rreth 10 metra larg vendit ku po qëndroja. Duart dhe këmbët e mia janë djegur,” tha shoferi i kamionit Tofael Ahmed.

Të paktën pesë zjarrfikës u vranë nga shpërthimi dhe disa të tjerë u plagosën./21Media

Back to top button