Shkon në vazhdime ndeshja Itali – Spanjë

 
Kanë përfunduar 90 minutat e rregullta të ndeshjes gjysmëfinale të Kampionatit Evropian Euro 2020 ndërmjet Italisë dhe Spanjës.
Ndeshja e cila po zhvillohet në Wembley para 60 mijë spektatorëve përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Të dy golat u shënuar në pjesën e dytë. Ishte Italia ajo që kaloi e para në epërsi më golin e Federico Chiesas në minutën e 60’ të ndeshjes, kurse golin e barazimit për Spanjën e realizoi Alvaro Morata në minutën e 80’.
Tani ndeshja do të shkojë në vazhdime ku do të luhen dy herë nga 15 minuta.

Back to top button