Shkon për t’u sqaruar, po ia thyen hundën
Mbrëmë një person ka shkuar te një tjetër për t’u sçaruar rreth një mosmarrëveshje të mëhershme, mirëpo ai e priti me grushte.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj ka thënë për portalin rtv21.tv se viktima ka pësuar lëndime trupore.
ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Abdullah Babalija” në Gjakovë.
“I dyshuari menjeherë kishte goditur viktimen me grushte fillimishte në hundë duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor (frakturë të hundës) më pastaj ka esklauar situata ku te gjithë persona e përfshirë kanë filluar të godasin njeri-tjetrin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në pjesë të ndryshme të trupit”, ka thënë Xhurkaj.
Të gjithë personave të lënduar iu ështe ofruar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante policore si dhe Prokurori Kujdestar ku me urdhër të tij i dyshuari është ndaluar për 48 orë ndërsa dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt.
Sipas Policisë rasti është nnn hetime./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?