Shikoni çfarë fjalësh të veçanta Usta i dedikoi Gentës

Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, prej disa ditësh është kthyer në Kosovë dhe po shijon qëndrimin në vend.
Ajo gjithashtu së bashku me partnerin e saj janë shumë të përfolur nga mediat rozë.
Kohëve të fundit, çifti janë përfolur shumë në lidhje me krijimin e familjes, me konkludimet se Genta është shtatzënë, gjë kjo që ende nuk është konfirmuar nga dyshja.
Mirëpo, biznesmeni turk, Huseyin Usta së fundmi i ka kushuar disa fjalë të veçanta gruas së tij.
”Ti je gjithmonë në mendjen time, unë dua ta kaloj jetën me ty dhe të eci përkrah teje. Buzëshja jote e bën jetën time më të mirë”, janë vetëm disa nga fjalët që Usta ia ka kushtuar Gentës.

Ndryshe, projekti i fundit i Genta Ismajlit është ”Level up”, të cilIn e ka sjellur në bashkëpunim me artistin Fero. Projekti është publikuar më 13 mars./21Media

Back to top button