Shkrimtari turk Orhan Pamuk vjen në Kosovë

Laureati i Çmimit Nobel për Letërsi, Orhan Pamuk, po vjen në Kosovë.

“Për rrëfimet e tij postmoderniste, kulturën dhe artin e të shkruarit që nxjerr në pah gjërat e mira në jetë, do të flasim me të në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Shumë aktivitete tjera të organizuara nga MKRS na presim përgjatë 3 ditëve të vizitës së shkrimtarit turk, nga data 24 deri më 26 maj.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se është kënaqësi e veçantë ta presim në Kosovë shkrimtarin e madh turk, fituesin e Çmimit Nobel në Letërsi, Orhan Pamuk.

“I përkthyer në dhjetëra gjuhë, me miliona kopje të shitura, Pamuku është shpërblyer me shumë çmime në fushën e kulturës. Për romanet e tij, paralelet midis së shkuarës dhe së tashmes, jetën e artistit dhe artin në përgjithësi, do të flas vet ai në Prishtinë”, ka shkruar Çeku në Facebook./21Media

Back to top button