Shkupi zhvillon stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” para ndeshjes me Llapin

Pas konferencës për media, me fillim nga ora 20:00, skuadra e Shkupit filloi seancën e fundit përgatitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, para ndeshjes së kthimit kundër Llapit.
Lojtarët zbarkuan në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku po e zhvillojnë stërvitjen e tyre të fundit.
Ndeshja ndërmjet Llapit dhe Shkupit është e vlefshme për raundin e parë të UEFA Conference League, ku në ndeshjen e parë, Shkupi siguroi fitore solide prej 2:0 në “National Arena Teodor Proeski”.

Back to top button