Shkupjanët rikujtojnë tërmetin katastrofal

 
58 vjet pas tërmetit me fuqi prej 6,1 ballëve dhe thellësi prej 5 – 7 kilometra, i cili e rrënoi Shkupin deri në themel. Dridhja kryesore ka zgjatur 20 sekonda, ndërsa dridhje më të vogla ka pasur deri në orën 5 e 43 minuta. Në 26 korrik të vitit 1963 në mëngjes në ora 5 e 17 minuta 1 070 persona kanë humbur jetë, ndërsa rreth 4 mijë janë lënduar nën rrënimet. Shkupjanët rikujtojnë.
“Dridhjet ishin në orën 5 e 17 minuta, me herët nuk kemi ndjerë tërmet, nuk dinim çfarë është, filluan të binë gjëra nga lartë aty ku ishte karroca e Igorit. Të mos e merrte Ançe, do të ishte fundit”, maestro Aleksandër Xhambazov.
“E dini në atë kohë nuk kishte dasma nëpër kafene, shoqëria mblidheshin në shtëpi, mamaja ime përgatite frigoriferin plot me ushqim. Në atë kohë nuk kishte shumë vende për shëtitje, korzo. U ktheva që të flejë, në mëngjes kur dridhi, babai im u zgjua dhe bërtiti që jashtë të mos dalim, të qëndrojmë nën shtylla”, prof. d-r Borka Vellkova.
Janë rrënuar 15 800 banesa, ndërsa 28 mijë janë dëmtuar. Mbi 200 mijë persona kanë ngelur pa kulm mbi kokë. Dëmi nga tërmeti është vlerësuar nga 3 deri në 5 miliardë dollarë, përkatësisht më shumë se i gjithë buxheti i Republikës së Maqedonisë. 87 popuj kanë dërguar ndihmë që Shkupi të rindërtohet, me çka e ka marrë epitetin “Qyteti i solidaritetit”./21Media

Back to top button