Shkurte Fejza bën thirrje për një koncert dedikuar Parashqevi Simakut

Pas raportimeve lidhur me këngëtaren ikonë të viteve të 80-ta Parashqevi Simaku për të cilën po thuhet se është parë në një tv amerikan duke marrë ndihma për fundvit si e pastrehë kanë reaguar shumë ftyra publike, shkruan portali rtv21.tv
E ndër to edhe ikona e muzikës popullore, Shkurte Fejza. Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje se nëse ato që raportohen janë të vërteta të organziohet një koncert dedikuar Simakut.
“Kështu e kujtoj Parashqevi Simakun dhe dua t’a shohë të lumtur dhe të kthyer në jetë. Të bëjmë diçka për te nëse është e vërtetë ajo që shkruhet në media.T’a organizojmë një koncert të madh dedikuar Parasqevi Simakut.”, ka shkruar Shkurte Fejza në Facebook, ku ka publikuar një video të këngëtares teksa intepreton hitin e saj “Mos ua prishni lumturinë “.
Në këtë postim Fejza ka etiketuar kolegë të saj të estradës e fytyra të ndryshme publike./21Media