Shkurte Fejza dhe Hajrush Behluli në 40 vjetorin e martesës: Nuk dimë të jetojmë pa njëri-tjetrin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj, Hajrush Behluli, kanë festuar plot 40 vjet martesë.

Partneri me këtë rast i ka bërë një dedikim artistes së madhe përmes rrjeteve sociale.

Ai ka zgjedhur fjalët më të mira për Shkurtën, duke thënë se gjatë gjithë kësaj periudhe kanë kaluar edhe përplot sfida.

“Sot 40 vjet martesë një jetë bashkë. Sfidë, peripeci lufte po edhe harmoni. Përkundër të gjithave martesën tonë e ushqyem me dashuri”, ka shkruar ai në Facebook.

Behluli tutje theksoi: “Shkuan 40 vite shpejt. Po, vazhdojmë me këtë rrugë, pa ndryshime. Më mirë na bie sepse edhe nuk dimë të jetojmë pa njëri-tjetrin”.

Vlen të ceket se ata janë prindër të katër fëmijëve, një djali dhe tri vajzave.

Shkurta Fejza këtë vit shënoi 50 vjetorin e karrierës me një koncert madhështor në Prishtinë.

Back to top button