Shkurte Fejza publikoi fotografi me bashkëshortin nga vitet e rinisë
Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza duket se ka nostalgji për kohën e rinisë.
Autorja e shumë hiteve është më e rezervuar sa i përket jetës personale, megjithatë në profilet e saj në rrjetet sociale nuk mungojnë fotografitë me bashkëshortin.
Ajo së fundmi ka postuar një fotografi Instagram ku shihet së bashku me bashkëshortin në lulen e rinisë.
”Me Hajrush Behlulin, në vitet e rinisë”, ka shkruar Shkurta krahas fotografisë së postuar.

Ndryshe, projekti i fundit i këngëtares është ”Shqiperia bahçe e Zotit”, të cilën e ka publikuar më 13 mars./21Media