Shkyçja e bizneseve nga energjia elektrike, Tahiri: Tradhti ndaj ekonomisë dhe qytetarëve

Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri ka reaguar pasi sot KEDS ka nisur shkyçje masive pas përfundimit të afatit për bizneset që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE.
Ai e ka cilësuar këtë veprim si një ‘’katastrofë kombëtare ekonomike’’, e jo vetëm si një dështim.
‘‘Bizneset po mbyllen, punëtorët po mbesin pa punë! Ky nuk është dështim – është katastrofë kombëtare ekonomike. Qeveria e Albin Kurtit po i lë mbi 1,400 biznese pa rrymë, duke rrezikuar mbi 100 mijë familje në Kosovë. Kjo është tradhti ndaj ekonomisë dhe qytetarëve të vendit!’’, ka thënë ai./21Media